DYLON

Në Viti u diskutua mbi menaxhimin e migracionit nga niveli lokal dhe qendror

Në Viti u diskutua mbi menaxhimin e migracionit nga niveli lokal dhe qendror
Avatar photo Redaksia

Zv.kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, sot në Viti, ka marrë pjesë në një diskutim të hapur me temën “Menaxhimi i migracionit,” që u organizua nga Shoqëria Gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ). Ky aktivitet, i cili mblodhi përfaqësues nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal, u fokusua në trajtimin e çështjeve të migracionit të parregullt dhe të rregullt.

Me këtë rast zv.kryetari Aliu, ka mbajtur një fjalë rasti ku e konsideroj si shumë të rëndësishme këtë temë që është zhvilluar sot me mekanizmat relevant. Ai tha se ky takim mund të lehtësojë bashkëpunimin në trajtimin e kësaj çështjeje.

EkoHigjiena

Ndërkaq Liridon Neziri nga Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës foli për angazhimin e nivelit qëndror me atë lokal duke bërë me dije se Vitia për shkak të hapësirës gjeografike nuk është prekur shumë nga migrimi i pa rregullt. Arsyet kryesore të migrimit tha ai cilësohen kushtet e punës, mirëqenia sociale dhe paga duke mos përjashtuar edhe për bashkimi familjar.

Në këtë takim fjalë rasti mbajtën edhe personat e dhe zyrtarë të tjerë si nga policia, qendra për punë sociale, punësimit etj.

Gjatë sesionit të parë, u prezantua një pasqyrë mbi migrimin e parregullt, duke përfshirë analizën e shkaqeve dhe pasojave të tij, si dhe raportin analitik për këtë fenomen. Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan sfidat me të cilat përballen institucionet në adresimin e këtij fenomeni.

Ndërsa, në pjesën e dytë u diskutua për politikën dhe strategjinë për migrimin e parregullt, ku u prezantuan raste suksesi dhe praktikat më të mira. Diskutimi përfundoi me një pasqyrë mbi migrimin e rregullt, duke analizuar shkaqet dhe pasojat e tij, si dhe sfidat e lidhura.

Bëhet me dije se qëllimi i këtij diskutimi ishte ndër tjerash shkëmbimi i ideve dhe për përmirësimin e strategjive për menaxhimin e migracionit në nivel lokal dhe qendror. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.