Komuna e Vitisë po vazhdon me projekte infrastruktore në të gjitha lokalitetet e kësaj komune, bëjnë me dije drejtuesit komunal.
Me këtë rast sot kanë filluar punimet në asfaltimin e rrugës alternative nga fshati Budrikë e Vitisë deri në komunën e Gjilanit.
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me zëvendësin e tij, Hasan Aliu dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë vizituar punimet po zhvilloheshin.
Asfaltimi i kësaj rruge është mirëpritur nga banorët jo vetëm të fshatit Budrikë por edhe të fshatrave të tjera pasi që po rregullohet edhe një rrugë alternative që lidhë mes veti Komunat Gjilan dhe Viti. /2LONLINE.com/