Po vazhdojnë punimet për rregullimin e përroit të Rubocit

Po vazhdojnë punimet për rregullimin e përroit të Rubocit

Kryetari i komunës, Qëndron Kastrati së bashku me shefin e kabinetit, Meriton Ramabaja kanë  parë nga afër  punimet për rregullimin e përroit të Rubocit.

Kastrati ka thënë se rregullimi i këtij përroi është shumë i rëndësishëm sepse përveç pamjes së bukur që do t’i ofroj qytetit, ai mund të shfrytëzohet edhe për rekreacion nga qytetarët e Kamenicës.

“Trekëndëshi bulevard, shkollë e përroi i Rubocit. Afër bulevardit të qytetit dhe shkollës Fan S. Noli, e cila do të ndërtohet së shpejti, edhe projekti për rregullimin e shtratit të përroit të Rubocit është duke vazhduar sipas planit dinamik.

Pos ambientit fantastik që ka Kamenica, kjo hapësirë atraktive do jetë në funksion të qytetarëve për ecje, shteg për bicikleta, ulëse të integruara brenda shtratit të përroit, si dhe ura që do lidhë shkollat e mesme me filloren. Qeverisje fjalëpakë, e punë shumë”, ka thënë Kastrati.

Projekti “Rregullimi i ambientit dhe rekreacionit në Kamenicë” që kap vlerën afër 106 mijë euro është bërë në bashkëpunim me Komunën dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit. /2LONLINE.com/

KOMENTE