Sot në Akademinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në ceremoni të veçantë, pas një vit angazhimi, diplomuan me sukses të lartë, oficerët e FARSH-it dhe FSK-së, në Kursin e Lartë të Oficerit,
Nga radhët e oficerëve të FSK-së, këtë vit, kursin përkatës, krahas vëllezërve e motrave ushtarake të Shqipërisë, e ndoqën edhe oficerët e FSK-së, Nënkolonel Nevzad Asllani dhe Nënkolonel Adem Shyti.
Të gjithë oficerët dëshmuan nivel të lartë angazhimi ku në mesin e tyre u dallua Nënkolonel Nevzad Asllani, i cili së bashku me një koleg nga FA e Shqipërisë, u zgjodh “Kursant i dalluar”.
Ky sukses është në vazhdën e bashkëpunimit të ngushtë në mes ministrive dhe forcave të Shqipërisë dhe Kosovës. /2LONLINE/