DYLON

Arrestohet i dyshuarit për vjedhje të veturës

Arrestohet i dyshuarit për vjedhje të veturës
Avatar photo Redaksia

Me datën 17.01.2022 Policia e Kosovës, gjegjësisht Stacioni Policor Kllokot ka pranuar ankesën nga ankuesi shqiptar kosovar se persona të panjohur, gjatë natës i kanë vjedhur veturën me traga 06 të cilën e kishte të parkuar në garazhin afër shtëpisë së tij.

Pas një pune të mirë operacioanle nga Njësiti i Hetimeve të Stacionit Policor Kllokot është ardhur deri të informata se ekziston dyshimi i arsyeshëm se i dyshuari shqiptar kosovar B.R. (1983) ka kryer vjedhjen e veturës. 

EkoHigjiena

I njëjti sot me datën 24.06.2022 është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i cili ka pranuar veprën në tërësi dhe ka deklaruar se automjetin e vjedhur e ka shitur tek i dyshuari shqiptar kosovar Z.D. (1982). I njëjti është shoqëruar në stacion policor, është intervistuar po ashtu në prezencë të avokatit mbrojtës për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale“  i cili po ashtu ka pranuar se ka blerë veturën nga i dyshuari i lartëcekur. 

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili urdhëron që i dyshuari i parë të dërgohet në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i dytë të lirohet në procedurë të rregullt.

Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun, DRP, Gjilan. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.