Në 20 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Mejdi Korrani, përfaqësues të Institucioneve komunale, Organizatave të dala nga Lufta, subjekteve politike, mekanizmave të sigurisë, bashkëqytetarë të dëshmorit nga Pozherani dhe qytetarë të tjerë, kanë vendosur kurora lulesh mbi varrin e tij në varrezat e dëshmorëve në Viti.
Përvjetori i rënies së dëshmorit Mejdi Korrani, është duke u përkujtuar me një varg aktivitetesh të shumta sportive, ndërkohë që do të mbahet edhe një Akademi përkujtimore në Pozheran.