DYLON

Vjedhë në arkën e xhamisë, prokuroria kërkon që i dyshuari të paraburgoset për 30 ditë

Vjedhë në arkën e xhamisë, prokuroria kërkon që i dyshuari të paraburgoset për 30 ditë
Avatar photo Redaksia

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, dje rreth orës 17:00, ka ndaluar të dyshuari E.SH., për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, në një xhami në Gjilan.

Ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së djeshme, më 18 prill 2019, rreth orës 17h, i dyshuari E.SH. (1989), kishte hyrë brenda xhamisë, në lagjen ‘’Dheu i Bardhë’’, në Gjilan, me ç’ rast nga arka e xhamisë, duke përdorur një mjet prej fije teli, kishte arritur të nxjerrë 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro.

Të dyshuarin, gjatë kryerjes së kësaj vepre penale, e kishte vërejtur një person që kishte qenë në katin e dytë të xhamisë, i cili menjëherë e kishte lajmëruar imamin e kësaj xhamie.

EkoHigjiena

Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot, ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.