Një ndeshje mund të prish gjithçka, dhe një tjetër mund të rregullojë gjithçka. Kjo është pikërisht ajo çfarë ndodhi me mesfushorin me prejardhje nga Kosova, Granit Xhaka.
Ai në ndeshjen me Crystal Palace u shfry ndaj tifozëve duke përdorur edhe fjalë që nuk janë aspak sportive, ndërsa ditë më vonë doli me një letër ku tregoi se si tifozët e Arsenalit e kanë fyer atë dhe familjen e tij.
Prej asaj dite, Xhaka nuk gjeti qetësi, me të gjithë tifozët duke kërkuar largimin nga “Emirates”.
Megjithatë, ardhja e trajnerit, Arteta në drejtim të klubit dhe besimi që ai i dha Xhakës po del të jetë i shpaguar mjaft mirë.
Ndeshja me Manchester United tregoi që Xhaka e meriton të qëndrojë në klub dhe ta ketë edhe shiritin e kapitenit pasi që u tregua një lider i vërtetë në fushë.
Tifozë të shumtë në Twitter po kërkojnë që ai të qëndrojë sepse i duhet klubit.