Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës që u mbajtën më 6 tetor 2019. Në ulësen e deputetes për herë të parë do të ulet edhe deputetja nga Gjilani, Arbëreshë Kryeziu – Hyseni.
Ajo do të jetë deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe në një postim në profilin e saj, ku ka falënderuar përkrahësit, ka zgjedhur një foto me djalin e saj duke përçuar me këtë edhe mesazhin e saj.
“Jo më kot e zgjodha këtë foto me djalin tim. Sepse e di që e ardhmja e tij dhe e të gjithë fëmijëve tjerë të këtij vendi, do të jetë tashmë në duar të sigurta. E meritën më të madhe për këtë fitore, padyshim që e ka bashkëshorti im, përkrahja dhe mbështetja ime më e fuqishme, dy familjet e mija Kryeziu dhe Hyseni dhe të gjithë shokët, shoqet, dashamirët, miqtë dhe qytetarët e mirë të këtij vendi.
Ja postimi i plotë i saj.
Të nderuar,
Ju njoftojë edhe zyrtarisht se pas certifikimit të rezultateve përfundimtare, kam fituar një ulëse në Kuvendin e Republikës së Kosovës si deputete nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Jam jashtëzakonisht falenderuese dhe mirënjohëse për të gjithë ju që më përkrahët dhe më mbështetët në këtë proces.
Ndihem tejet krenare që do të jem pjesë e ekipit të ndryshimit, me në krye kryeministrin që e ktheu shpresën për Republikën, Albin Kurti.
Jo më kot e zgjodha këtë foto me djalin tim. Sepse e di që e ardhmja e tij dhe e të gjithë fëmijëve tjerë të këtij vendi, do të jetë tashmë në duar të sigurta.
E meritën më të madhe për këtë fitore, padyshim që e ka bashkëshorti im, përkrahja dhe mbështetja ime më e fuqishme, dy familjet e mija Kryeziu dhe Hyseni dhe të gjithë shokët, shoqet, dashamirët,miqtë dhe qytetarët e mirë të këtij vendi.
U nisëm bashkë drejt fitores, bashkë do ti presim dhe përjetojmë ditët e mira që po na presin.
220 mijë e 811 herë faleminderit, për 8315 vota që mora nga ju.
Shumë faleminderit për 6232 votat e marra në Gjilan, çka edhe bënë të jem më e votuara nga të gjithë kandidatët e Gjilanit.
#ShtetZhvillimor
#ShtetisëDrejtës
#ShtetSocial