DYLON

Deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni bashkëbisedoi me nxënës të shkollës “Elena Gjika”

Deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni bashkëbisedoi me nxënës të shkollës “Elena Gjika”
Avatar photo Redaksia

Kuvendi i Kosovës, Programi për Edukim Qytetar nëpërmjet Forumit për Transparencë dhe në bashkëpunim me NDI, me rastin e Ditës së Kushtetutës, mbajti sot aktivitetin “Ballë për ballë me deputetin” me nxënës filloristë të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë.

këtë aktivitet e pranishme ishte deputetja e Parlamentit të Kosovës Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kryetare e Forumit për Transparencë, njëherësh edhe kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

EkoHigjiena

Deputetja Kryesiu-Hyseni bëri një prezantim rreth përmbajtjes së Kushtetutës së Kosovës, me theks të veçantë rreth të drejtave dhe lirive të fëmijëve. Ajo tha se Kushtetuta e Kosovës si akti më i lartë juridik në të cilën janë të përfshira Konventat Ndërkombëtare për të Drejtat dhe Liritë e Fëmijëve, nëpërmjet neneve të saj garanton liritë dhe të drejtat e fëmijëve, duke siguruar kështu, një mjedis të qetë në mbrojtjen dhe zhvillimin e harmonishëm të fëmijëve, për të gjithë, pa dallime kulturore, etnike apo edhe fetare.

Tutje, pasoi debati me ç’rast nxënësit filloristë, nëpërmjet një bashkëbisedimi me deputeten u interesuan rreth ligjit për familjen, ligjit për arsimin dhe edukimin, lirisë së shprehjes dhe mendimit, për punën e Kuvendit, si dhe çështje tjera rreth Kushtetutës dhe akteve të tjera juridike. Filloristët morën përgjigjet nga ana e deputetes Kryeziu-Hyseni, për pyetjet e parashtruara.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.