Osman Ibrahimaj, kryetari Shoqatës së Invalidëve të Punës i ka thënë Portalit të Lajmeve Lokale “2lonline”, se këto ndihma janë shpërndarë për 73 familje ndërsa shpërndarja e pakove ushqimore do të vazhdojë edhe më tutje për familja të tjera, aq sa ka mundësi shoqata të ndihmojë.
Ibrahimaj bëri me dije se për këto familje janë shpërndarë nga 25 kg miell, vaj, sheqer, oriz, veshmbathje ndërsa shpërndarja e pijeve do të bëhet nesër për më se 140 familje.
Ibrahimaj ka falënderuar donatorët që po e ndihmojnë Shoqatën sepse Shoqata pastaj po ka mundësi, fal tyre, ti ndihmojë anëtarësinë e saj me gjendje më të rëndë sociale, por edhe nevojtarë të tjerë sipas mundësive që i ka ky organizëm.
Ai ka bërë me dije se shpërndarja e ndihmave po bëhet bashkërisht me Sindikatën e pensionistëve dhe Invalidëve të Punës dhe se do të vazhdojë edhe sot e nesër që edhe ata që ndihmohen ta presin Festën e bajramit me një sofër me të begatë./2lonline/