100 familje me asistencë sociale të komunës së Vitisë kanë marrë sot nga një pako me veshmbathje. Kjo ndihmë ju është dhënë atyre falë një donacioni nga Ministria e Mirëqenies dhe Punës Sociale të Republikës së Kosovë. Me rastin e shpërndarjes së këtyre ndihmave ka marrë pjesë edh zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu si dhe Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu. Ndër tjerash drejtori Aliu tha se ndihmat e tilla janë të mirëseardhura për familjet në asistencë sociale sidomos gjatë stinës së dimrit kur temperaturat janë më të ulëta.