Trepça ’89 dhe Gjilani janë dy ekipet që detyrohen të luajnë ndeshjet e barazhit për të kërkuar shpëtimin në Superligë, pasi sezonin e mbyllën në pozitat që dërgojnë në barazh.
Ekipi mitrovicas përfundoi në pozitën e nëntë me 42 pikë, ndërsa gjilanasit një pozitë më poshtë me 38 pikë. Në bazë të kësaj renditjes pritet të kemi këto çifte në dy ndeshjet e barazhit:
Trepça ’89 – Vëllaznimi dhe Gjilani – Besa
Ndeshjet e barazhit luhen mes 1 dhe 2 qershorit, derisa stadiumi ku do të luhen këto dy ndeshje ende nuk është caktuar.
Dy skuadrat e Ligës së Parë synojnë të hyjnë në Superligë, pasi Vushtrria dhe Dukagjini e kanë siguruar tashmë,
Këtë edicion nga Superliga janë larguar Liria dhe Kek-u.