(2L ONLINE) – Pas një sëmundje të shkurtë, në moshën 66 vjeqare ndërron jetë njëri ndër hendbollistët më të mirë që ka pasur qyteti i Gjilanit.Prof, Shaban Kastrati. I ndjeri Kastrati karierën e hendbollit e kishte filluar që në moshën 17 vjeqare , duke i takuar gjeneratës e cila la gjurmë të pashlyera në hendbollin e Gjilanit.
Shaban Kastrati ishte njeri i sportit e në veqanti atij të hendbollit ai nga dashuria për sportin kishte mbaruar Fakultetin për Kultur Fizike duke edukuar gjenerata të tërë gjatë jetës së tij si Pedagog.Kastrati për 22 vite rresht ishte hendbollist dhe shtyllë e pazëvëndësuar në KH Bozhur duke i kaluar të gjitha rangjet e garave si ato Krahinore e gjerë në Ligën e dytë të hendbollit të Ishë Jugosllavisë .Për kualitetet
të cilat i posedonte ai ishte edhe hendbollist i rregullët i Përfaqësuesës së Kosovës në hendboll në pozitën hendbollist i vijës (pivot)
Prof Kastrati gjatë viteve të 90 kurë gjithqka ishte e uzurpuar nga diktatura e shtetit Sërb mobilizon KH Drita duke u bërë trajner i këtij klubi me mjaft sukses ndërsa në vitin 1994 shpallet edhe trajneri më i mirë në hendbollin e Kosovës.
Puna e palodhëshme e tij për të mirën e hendbollit dhe për ngritjen e cilësisë tek gjeneratat e reja bën që Kastrati të jetë edhe Kryetar i Shoqatës së trajnerëve të Kosovës duke dhën një kontribut të jashtëzakonshme në cilësin e trajnerëve
të rinjë .
Dashuria e tijë e madhe ndaj hendbollit dhe talentëve të këtij sporti prof Shaban Kastrati inkuadrohet si Anëtar i Bordit të Federatës Hendbollistike të Kosovës duke dhën një kontribut të jashtëzakonshëm Puna e këtij sportisti të vyeshëm me dekada të tër ka bër që shumë të rinjë e të reja hapat e parë ti marrin pikirisht nga ky
njeri i cili lojës së hendbollit nukë ju nda asnjëher gjerë në momentet e tijë të fundit të jetës së tijë
Për prof , Kastratin dhe hendbollistin e dëshmuar të Gjilanit me zemër të thyer porë edhe krenar që të mirën dhe të keqën e ndanë gjatë jetës së tyre rrefehen bashkëlojtarët e tijë një zëri Rifat Shabani, Muhamet Ahmeti, e Rifat Pajaziti,, Të
largohesh nga një shok, nga një pedagog, nga një bashkëlojtarë , pasë kaqë vitesh, është shumë vështirë Kastrati i takon një gjenerate e cila ka lën gjurmë të pashlyera jo vetëm në komunën e Gjilanit porë edhe atij të Kosovës , hendbolli
i Gjilanit ka humbur një pionir të rrallë të hendbollit.
Prof Shaban Kastrati u varrosë në praninë e shumë qytetarëve dhe sportistëve anëmban Kosovës .
SYLEJMAN ISMAJLI
GJILAN, 3 QESHOR