DYLON

Kushtëzon “Srpska”, i do mbi 10 ulëse në Kuvend

Avatar photo Redaksia

​Llogaritjet e gabuara se mund të fitojnë 15 deri në 20 vende në Kuvend, duket të kenë zhgënjyer Listën ”Srpska”e cila tani po paralajmëron bojkotimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 8 qershorit.

Arsyetimi i “Srpska” ka të bëjë kryesisht me disa vendime të KQZ-së, qoftë për numrin e votuesve jashtë Kosovës, ndarjen e ulëseve të garantuara apo edhe për përbërjet e këshillave të zgjedhjeve nëpër mjediset e banuara me shumicë serbe, shkruan Tribuna.

EkoHigjiena

Po ashtu, pakënaqësitë shprehen edhe për simbolet e shtetit të Kosovës në fletëvotime.

Mirëpo, burime të besueshme thonë se në fakt, “Srpska” ka bërë së fundit edhe disa përllogaritje të reja të votuesve potencialë serbë, në bazë të cilave nuk krijohen shumë gjasa që të fitojë më tepër sesa 10 ulëset e garantuara për komunitetin serb në Kuvend.

Llogaritjet fillestare se në zgjedhje mund të dalin mbi 70 mijë votues serbë, sipas këtyre burimeve, janë zbehur dukshëm pasi që nuk ka interesim të ky komunitet që të dilet masivisht në zgjedhje. /Tribuna/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.