Autoritetet e Nepalit kanë ndalur përdorimin e plastikës në rajonin e Everstit. Masa vjen si një përpjekje për të zvogëluar sasinë e mbeturinave të lëna pas nga alpinistët.
Ndalimi do të hyjë në fuqi në Komunën Khumbu Pasang Lhamu, nga janari i vitit 2020. Autoritetet, kohët e fundit pastruan 11 tonë mbeturina nga mali Everest.
Të gjitha shishet plastike për pirje dhe plastika do të ndalohen në provincë.
Kompanitë e udhëtimit, linjat ajrore dhe Shoqata e Alpinistëve të Nepalit do të punojnë me zyrtarët lokalë për të zbatuar ndalimin.