DYLON

Eco-Higjiena: Kostot e larta po rrezikojnë bartjen dhe deponimin e mbetjeve

Eco-Higjiena: Kostot e larta po rrezikojnë bartjen dhe deponimin e mbetjeve
Avatar photo Redaksia

“Nga 1 korriku 2012, më shumë se 10 vite, tarifat e mbeturinave shtëpiake në rajonin e Gjilanit janë 5 euro në muaj. Që nga ajo kohë, pagat e punëtorëve janë rritur mbi 30% kurse kostot e karburantit me 50%. Së fundmi, Ministria e Ekonomisë vendosi të rrisë tarifat e deponise me më shumë se 37%”, ka bërë me dije, Senad Ramaj, drejtor në Eco-Higjiena.

Sipas tij, se sa i rëndësishëm është deponimi korrekt i mbetjeve, është treguar jo vetëm gjatë pandemisë.

EkoHigjiena

“Çdo javë dhe në të gjitha kushtet atmosferike, punonjësit tanë mbledhin mbeturinat dhe i transportojnë në deponi. Kjo është një sasi totale prej 40 milionë kilogramë mbetje në vit  Për vitin e ardhshëm 2023 do të duhet të paguhen 315 mijë euro. Ndërsa,  nga viti 2024, do të shtohen  40,000 € tjera shtesë dhe kështu për çdo vit tjetër përtej vitit 2027”, ka thënë Ramaj.

“Punonjësit e Eco-Higjienës meritojnë pagë të drejtë kurse ne, në anën tjetër, rritjen e kostos nuk mund ta mbulojmë me tarifën e tanishme  5 € për amvisëri. Prandaj, si të gjitha kompanitë për grumbullim-bartjen e mbeturinave në Republikën e Kosovës, edhe Eco-Higjiena ka aplikuar për rritjen e tarifës për 1.50 € në muaj. Edhe PAMKOS është duke e mbështetur një gjë të tillë. Në disa komuna si Kaçaniku, Istogu dhe Ferizaj etj., tashmë kanë aprovuar rritjen e tarifës.

Në interes të higjienës dhe shëndetit të popullatës, Senad Ramaj apelon që të pranohet rritja e tarifës dhe tarifat të paguhen rregullisht si deri më tani.  Kështu, punonjësit e Eco-Higjienës do të jenë në gjendje të  vazhdojnë ta kryejnë punën e tyre me përkushtim e besueshmëri, thotë ai. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.