Prokuroria Themelore e Prishtinës ka njoftuar se ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh një person me inicialet E.H, meqenëse i njëjti kishte ngacmuar Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të prokurorit të shtetit ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh personin me inicialet E.H., pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale “Ngacmimi”, nga neni 182 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
I dyshuari i lartcekur, më 10.11.2021, gjatë qarkullimit në trafikun rrugor në Prishtinë, ka shfaqur sjellje të padëshirueshme të ngacmimit ndaj Ambasadores së Luksemburgut në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Ndaj të njëjtit, do të ndërmerren veprime të mëtejme procedurale”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /2LONLINE.com/