DYLON

Lutfi Haziri: Do të vazhdojmë me shërbimin e njohur “Mjeku n’shpi”

Lutfi Haziri: Do të vazhdojmë me shërbimin e njohur “Mjeku n’shpi”
Avatar photo Redaksia

“Mjeku n’shpi” është një ide e kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e kishte nisur këtë projekt në 2017 me qëllimin që qasja në shëndetësinë primare të mos i mungojë asnjë qytetari.

Efektet e kësaj ideje kanë qenë transformative dhe qytetarët janë shprehur jashtëzakonisht të kënaqur e falenderues.

EkoHigjiena

Lajmi i mirë është që kjo iniciativë, sipas kryetarit Haziri, do të vazhdojë edhe në 4 vitet e ardhshme duke e vendosur një standard krejt të ri në shërbimin shëndetësor për qytetarët.

 “Mjeku n’shpi, një iniciativë tepër e suksesshme e cila duhet të vazhdojë dhe jemi të dedikuar të vazhdojë. Qasja e lehtë në shëndetësi është meritë e secilit qytetar dhe kjo do të vazhdojë të fuqizohet si qasje. Gjilani është këtu për të gjithë qytetarët e vet”, ka thënë kryetari Haziri. 

Mobiliteti i ekipeve shëndetësore është një sistem mjaft i përhapur, sidomos në demokracitë perëndimore. Një model i tillë, nuk ka qenë i përhapur më parë në Kosovë.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.