Komunikatë e përbashkët nga prokuroria speciale dhe Policia e Kosovës
Ndalohen shtatë persona për hyrje në sistemet kompjuterike, mashtrim dhe shpëlarje të parasë
Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në shtatë lokacione të ndryshme të Kosovës, ku janë arrestuar shtatë (7) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin se gjatë këtij aksioni janë sekuestruar disa vetura, armë, municion, mjete të konsiderueshme materiale, si dhe prova të tjera materiale të cilat dyshohen se janë përdorur për kryerjen e veprave penale.
Aksioni është zhvilluar në shtatë (7) lokacione të ndryshme me dyshimin se personat e ndaluar janë përfshirë në kryerjen e veprave penale, ‘’Hyrje në sistemet kompjuterike’’, ‘’Mashtrimi’’ dhe ‘’Shpëlarje e parave’’. /2LONLINE/