DYLON

Drita pret Ballkanin, Gjilani mysafir te Feronikelit

Drita pret Ballkanin, Gjilani mysafir te Feronikelit
Avatar photo Redaksia

Sot luhen tri ndeshjet e javës së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Për futbolldashësit gjilanas vëmendja do të jetë te lojërat që i luajnë dy skuadrat gjilanase që bëjnë gara në elitën e futbollit kosovar.

EkoHigjiena

Vëmendja do të jetë në Gjilan, ku Drita do të përballet me kampionin aktual, Ballkanin, derisa në Drenas udhëton skuadra tjetër gjilanase, SC Gjilani për t’u përballur me skuadrën  Feronikeli 74.

Ndeshje tjetër për sot do të jetë ajo mes Prishtinës dhe Malishevës.

Aktualisht Drita ka pozitën e tretë në tabelë me 37 pikë, e Gjilani i teti me 20 pikë. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.