Sot me datë, 17.09.2020, ndërroi jetë Xhelal Shabani. Varrimi do të bëhet në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ora 16:30, vetëm nga familjarët për arsye të pandemisë, njoftojnë familjarët.
Kompania “Hidromorava”, ku ka punuar i ndjeri, ka dërguar telegram ngushëllimi.
Sot, kompania “Hidromorava” Gjilan mori lajmin e hidhur se ka ndërruar jetë kolegu jonë Xhelal Shabani, ekonomist.
Lajmi për vdekjen e Xhelalit na ka tronditur të gjithëve.
Kontributi i Xhelalit vlerësohet lartë nga të gjithë në kompani. Ishte ndër të parët që filloi punën në Hidromoravë pas luftës dhe vendosi bazën e sukseseve që gëzon kompania sot.
Në emër timin personal, menaxhmentit dhe të gjithë stafit të kompanisë, ju shpreh ngushëllime familjes, kolegëve të punes dhe gjithë shoqërisë!
Pusho i qetë Xhelal Shabani!
Muhamed Suliqi
Kryeshef Ekzekutiv
KRU “Hidromorava” SH.A
GJILAN