“Sot vizitova veprimtarin e madh të kulturës, Shaban Shabani, me ç’rast ndava mirënjohje falënderimi për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë në fushën e kulturës e sidomos në vitet e ’90-a, rrethana këto kur aktivitetet kulturo-artistike ishin një nga instrumentet kyçe krahas atyre arsimore e politike të kohës, për tu përballur me regjimin e atëhershëm”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i AAK-së, së Gjilanit.
Ai tha se Shaban Shabani ishte promotor i këtyre aktiviteteve artistike duke qenë pjesë dhe bartës i çdo organizimi që bëhej aso kohe që nga ‘Flaka e Janarit’, koncerteve e deri te festivali i parë në Kosovë, ‘Gurra Popullore’, në vitet 90-ta, e që me vonë mori karakterin e festivalit ndërkombëtar.
Udhëhoqi me shumë shoqëri kulturore si: ansamblin “Studenti”, “Dardania” dhe ansamblin “Gurra”, duke qenë jo vetëm përfaqësues të artit nga komuna jonë por edhe duke sjellë rezultatet më të mira nga pjesëmarrja në festivale kombëtare e ndërkombëtare që vështirë mund të arrihen më, gjithashtu përgatiti e nxori shumë artistë që sot janë emra të njohur të artit jo vetëm në Kosovë por edhe në Maqedoni.
“Andaj sot bashkë me nënkryetarin Ibish Ibishi dhe kolegun Fazli Berisha, falënderuam për krejt këtë angazhim e kontribut të pazëvendësueshëm dhe uruam për jetë të gjatë e me shëndet pranë familjes, kolegëve e miqve të shumtë”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/