DYLON

Hyseni: Qëndrojmë pas zotimit se asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë të mos mbetet pa punë

Hyseni: Qëndrojmë pas zotimit se asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë të mos mbetet pa punë
Avatar photo Redaksia

Profesionistët e rinj shëndetësorë të punësuar kohët e fundit në Gjilan, janë takuar me kryetarin e komunës Alban Hysenin, u.d të drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale Hekuran Rapucën dhe  me u. d të drejtorit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare Basri Kamberin.

Ata janë inkurajuar dhe kanë marr mbështetje nga i pari i Gjilanit për ofrimin e shërbimeve sa më të mira për qytetarët.

EkoHigjiena

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se 51 profesionistë të rinj shëndetësorë së fundmi janë punësuar në Gjilan.

“Kënaqësi e veçantë që sot takova disa nga profesionistët shëndetësorë, të punësuar së fundmi në qytetin tonë. Brenda këtij mandati, kemi arritur të sjellim 51 shërbyes të rinj në sektorin e shëndetësisë – një hap ky i rëndësishëm jo vetëm për Gjilanin, por për tërë Kosovën”, tha Alban Hyseni.

I pari i Gjilanit, shtoi se vazhdojnë të qëndrojnë të përkushtuar pas zotimit të tyre që asnjë i diplomuar në fushën e shëndetësisë të mos mbetet pa punë.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.