“Kënaqësi që sot bashkë me kryetarin e Aleancës për Gjermani, Ukë Blakajn dhe me anëtarin e kryesisë, Ilmi Mustafa, morëm pjesë në themelimin e degës së AAK-së për regjionin Main-Kinzig-Kreis”, ka thënë Nazim Gagica, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Dega në Gjilan, i cili po qëndron në vizitë në Gjermani.
Kryesia e re e zgjedhur e degës për regjionin Main-Kinzig-Kreis ka këtë përbërje:
Basri Ismaili – Kryetar
Hysni Lokaj – Nënkryetar
Petrit Blakaj – Sekretar
Rifat Azizi – Anëtar i kryesisë
Bashkim Abazi – Anëtar i kryesisë
Astrit Qaveti – Anëtar i kryesisë
Shpend Shatri – Koordinator
Herolind Krasniqi – Koordinator
Afrim Abazi – Koordinator
“Aleanca po shtrihet e po rritet me shpejtësi të jashtëzakonshme në Gjermani e secilin vend ku jetojnë e veprojnë shqiptarët, por në Gjermani është një dinamikë ndryshe falë angazhimit të bashkatdhetarëve tanë për vendosmërinë e tyre për të qenë krah Aleancës si adresa më e saktë dhe më seriozja politike. Urime të zgjedhurve dhe dalshim faqebardhë”, ka thënë Gagica i AAK-së. /2LONLINE/