DYLON

SC Gjilani nesër mund të fitoj Kupën e Kosovës pas plot 23 vitesh

SC Gjilani nesër mund të fitoj Kupën e Kosovës pas plot 23 vitesh
Avatar photo Redaksia

Shkruan: Sylejman Ismajli

SC Gjilani nesër mund të fitoj Kupën e Kosovës pas plot 23 vitesh.

EkoHigjiena

Skuadra e Gjilanit për herë të fundit në finale ishte në stinorin 2002, ku kishte pësuar disfatë nga Besiana me rezultat 2:1.

Gjilani ishte finalist i Kupës në tri stinore radhazi: 2000, 2001 dhe 2002, por arriti ta fitojë vetëm një herë, atë në vitin 2000.

Gjilani ishte skuadra e parë pas luftës e cila kishte shijuar Kupën e Kosovës, duke e mposhtur në finale Besianën me rezultat 1-0, me golin të cilin e pati shënuar Besnik Kollari në minutën e 76-të.

“Skifterat” në vitin 2001, në finale e famshme ishin takuar me rivalin e përbetuar Dritën. Takimi në kohën e rregullt kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Golin e epërsisë në minutën e 20-të e kishte shënuar Muharrem Sahiti i Gjilanit, ndërsa në minutën e 88-të Llumnica barazon në 1-1.

Pas ekzekutimit të penaltive, Drita i’u kishte gëzuar fitores me rezultat 7-6, duke u bërë fituese e Kupës së Kosovës.

Golashënues nga pika e bardhë për Gjilanin ishin: Jerliu, Kollari, Sadriu, Halili, Ajeti, Muji ndërsa gjuajtjen e Halim Hodait e mbron portieri Zeqiri.

Ndërsa, tek Drita nga pika e bardhë të saktë ishin Bakiu, Llumnica, Ismajli, Isufi, Statovci, Salihu e L.Sahiti.

Në vitin 2002, Gjilani kishte arritur të kualifikohet përsëri në finale, por kishte pësuar disfatë nga Besiana me rezultat 2:1.

Gjilani kishte kaluar e para në epërsi me golin e shënuar nga Zeqiri në minutën e 9-të, por Besiana arriti që të rikthej rezultatin me dy golat e shënuar nga Kushtrim Munishi.

Nesër, skuadra e Gjilanit pas plot 21 vite do të shijojë finale e Kupës së Kosovës ku do të ballafaqohet me Prishtinën, ndërsa, pas plot 23 vitesh ka mundësi ti gëzohet Kupës së Kosovës.

Për këtë finale, pritet numër rekord i shikuesve “Skifterave”, të cilët pritet të udhëtojnë drejt kryeqendrës për të përkrahur klubin e zemrës së tyre – Gjilanin. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.