Sonte dy kombëtaret shqiptare, Kosova dhe Shqipëria patën ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Evropian.
Kosova arriti që ta mposht Malin e Zi me rezultat 2:0 me golat e Amir Rrahmanit dhe Vedat Muriqit.
Në anën tjetër, vëllëzërit shqiptarë edhe pse me pak gjasa për kualifikim nuk po heqin dorë. Ata e kanë shktërruar Moldavinë me rezultat 0-4.
Golat u shënuan nga Cikalleshi, Bare, Trashi dhe Manaj.
Ky ishte një hap i madh nga ‘Dardanët’ drejt ‘Euro 2020’. Ndeshja me Çekinë pritet të jetë vendimtare për Kosovën.