Muriqi: Merituam më shumë gola, por na mungoi fati

Muriqi: Merituam më shumë gola, por na mungoi fati

Kosova sonte zhvilloi një ndeshje fantastike,  duke shënuar fitore të madhe kundër Malit të Zi me rezultat 2:0. Kosova arriti ta fitojë ndeshjen me rezultat 2-0, me golat e Rrahmanit dhe Muriqit

Pas ndeshjes, realizatori i golit të dytë, Vedat Muriqi ka thënë se është i kënaqur me fitore, por në lojë të tjera duhet të jenë më të saktë para golit.

“Po jemi shumë të lumtur dhe ne si shtet si kombëtare vazhdojmë të ëndërrojmë pse jo. Patëm shumë raste une personalisht pata katër raste, por nuk patëm fat. Por, është e vërtet që kundër Cekisë dhe Anglisë nuk guxojmë të gabojmë, sepse ato janë kombëtare të mëdha dhe mund të ndëshkojnë. Kjo fitore është e rëndësishme dhe une I besoj këtij ekipi dhe pse jo edhe të kualifikohemi”, ka thënë Muriqi.

Ndërsa, për më shumë gola ishte edhe Herolind Shala, i cili tha se duhet vazhduar me këtë ritëm dhe duhet të vazhdohet ëndërra.

“Ka qenë një lojë e mirë prej fillimit dhe kemi meritu më shumë gola. Duhet të vazhdojmë në këtë ritëm dhe këtë mënyrë dhe nëse e kemi këtë përqendrim në lojë të tjera mund të jemi të suksesshëm. Ajo është edhe synimi jonë vec duhet me u përgatit mirë dhe pse jo, duhet me ëndërru”, përfundoi ai.

KOMENTE