Këngëtari gjilanas, Naser Beqiri ka publikuar këngën më të re, “Kjo dashni”. Kënga e zhanrit pop folk është një projekt tjetër i punuar në detaje, me tekst dhe muzikë nga vet këngëtari, ndërsa videoklipi kreativ ilustron mesazhin e këngës.
Kënga është punuar në studion ‘Flowmusic’ nga producenti gjilanas, Floriant Salihu, ndërsa videoklipin e realizuan ‘FlowProduction’.
Këngëtari, Naser Beqiri tregon se po punon për një këngë ritmike që do të jetë e gatshme për verë.
Këngëtari gjilanas është mjaft i kërkuar dhe angazhohet në dasma e ahengje familjare, falë përkushtimit të tij të vazhdueshëm në muzikë.