DYLON

Këngëtari gjilanas Naser Beqiri – Nasi sjell këngën e re “Shoqes tande” – Por kujt ia dedikoi ai këtë këngë?!

Këngëtari gjilanas Naser Beqiri – Nasi sjell këngën e re “Shoqes tande” – Por kujt ia dedikoi ai këtë këngë?!
Avatar photo Redaksia

Këngëtari gjilanas, Naser Beqiri – Nasi, vije me një super këngë,  një befasi e këndshme që na erdhi mu si një fllad vere. 

Është kjo kënga më e re e tij e titulluar “Shoqes tande”, dhuratë e bukur për publikun, për të gjithë ata që e dëgjojnë prej vitesh, këngëtarin gjilanasi Nasin, një zë i këndshëm që pëlqehet nga të gjitha gjeneratat, transmeton Portali 2LONLINE.com.

EkoHigjiena

Ështe kjo një këngë ritmike që  në themel ka dashninë, këtë ndjenjë hyjnore që në vargjet e kësaj kënge bëhet ritëm zemre.

Se kush është ajo “si rrush”,  që i qo “të fala”, e që i dedikohet kjo këngë, e di vetëm Naser Beqiri-Nasi!

Neve na mbetet vetëm të kënaqemi nga ky projekt i ri i këtij këngëtari, që sapo është plasuar në kanalin youtube, Baresha. /2LONLINE/

Dëgjim të këndshëm.

Premiere: “Shoqes Tande”
Teksti Muhamet Halili
Muzika : Naser Beqiri
Prod by Floriant Salihu
Video : Flow Production
Producent Baresha

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.