DYLON

“Ti gabove” baladë e radhës nga Naser Beqiri

“Ti gabove” baladë e radhës nga Naser Beqiri
Avatar photo Redaksia

Është njëri ndër këngëtarët e pëlqyer të këngës popullore. Këngët e bukura dhuruar publikut prej vitesh, kanë bërë që gjilanasi Naser Beqiri të pëlqehet nga të gjitha gjeneratat.

Ai kësaj radhe vjen me një baladë të cilën e ka lansuar para pak ditësh, këngë që titullohet – “Ti gabove”. Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge është përkujdesur vet ai, është realizuar në studion me maestrot e muzikës, kitaristin e njohur Astrit Stafain dhe klarinetistin Mustafë Bajramin, në studion Flow Music. Ndërsa, për videoklip është përkujdesur Seventyseven.

Naser Beqiri, është ngushtë i lidhur me këtë profesion, pasi që është edhe arsimtar i muzikës prej vitesh. Këngëtari gjilanas numëron edhe shumë këngë të tjera, po aq të pëlqyera nga publiku, siç janë edhe: Sonte jam i vetëm, Për ty, Agim Ramadani…, të cilat janë të realizuara me videoklip.

EkoHigjiena

Rikujtojmë, se Naser Beqiri është shumë i angazhuar gjatë sezonës së verës, pasi që kërkohet nëpër dasma dhe ahengje familjare. Ai për Portalin 2LONLINE tregon se së shpejti do ta publikojë edhe një tjetër këngë, e cila thotë se do të jetë befasi për publikun.

VIDEO:  “Ti gabove”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.