DYLON

Kryetari Hyseni kërkon nga gjilanasit të mos mungojnë sonte në sheshin “Agim Ramadani”

Kryetari Hyseni kërkon nga gjilanasit të mos mungojnë sonte në sheshin “Agim Ramadani”
Avatar photo Redaksia

Në kuadër të aktiviteteve që po zhvillohen në Gjilan, në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, sonte në sheshin “Agim Ramadani” me fillim në ora 20:00, do të  mbahet  koncerti festiv ku do të performojnë Elita 5, Naser Berisha dhe Hekuran Krasniqi

Kreu i Komunës së Gjilanit, Alban  Hyseni duke thënë se sonte do të kemi një super koncert në Gjilan, ka kërkuar nga gjilanasit, veçmas nga mërgimtarët që po qëndrojnë këto ditë për pushime në vendlindjen e tyre. të mos mungojnë sonte në shesh, por të vijnë për të festuar së bashku.

EkoHigjiena

“Elita 5, Naser Berisha dhe Hekuran Krasniqi, do të ndezin qytetin dhe zemrat e publikut me hitet e tyre të shumta ndër vite. Mos mungoni sonte. Ejani të festojmë së bashku”, ka thënë i pari i Komunës së Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.