Astronautet e NASA-s Christina Koch dhe Xhesika Meir lanë Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor për të filluar udhëtimin e parë në hapësirë ndonjëherë vetëm me femra.
Detyra e tyre është të rregullojnë një pjesë të thyer të rrjetit diellor të stacionit.
Dyshja aktualisht janë duke lëvizur në mbërthimin P6 të stacionit hapësinor në skajin e largët për të filluar punën, ku ato do të zëvendësojnë një pjesë të dëmtuar të stacionit.
Pritet të zgjasë më shumë se pesë orë, dhe pamjet janë duke u transmetuar drejtpërdrejt nga NASA dhe është një moment historik për astronautët dhe shkencëtaret femra.