Gjatë seancës inauguruese të Kuvendit Komunal të Vitisë që u mbajt para pak çastesh, pas procesit të betimit të kryetarit dhe të 27 këshilltarëve të zgjedhur në zgjedhjet e 22 Tetorit të këtij viti u mbajt procesi për zgjedhjen e kryesuesin e Kuvendit Komunal të Vitisë.
Në këtë seancë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, u propozua për kryesues të këtij kuvendi, Naim Pira kurse nga Lëvizja Vetëvendosje është propozuar Remzi Saliu.
Pas numërimit të votave në pranë të komisionit u bë me dije se Naim Pira, i cili deri me tani ka udhëhequr këtë organ ka marrë shumicën e votave.
Pira ka marrë 15 vota kurse kundër kandidati i tij, Remzi Salihu 11. E një votë ishte e pavlefshme.
Me këtë rast kryesuesi i rizgjedhur, Naim Pira ka falënderuar këshilltarët për besimin e dhënë që të udhëheq edhe për katër vite Kuvendin Komunal të Vitisë duke u zotuar se do të bashkëpunoj ngushtë me këshilltarët në interes të qytetarëve të kësaj komune.