Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur në takim kryetarin e Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni.
Temë kryesore e këtij takimi ishte bashkëpunimi ndërmjet institucionit të Bashkësisë Islame të Kosovës, më konkretisht Këshillit të BI-së së Gjilanit dhe Komunës së Gjilanit, që udhëhiqet nga kryetari Hyseni, e të cilin Myftiu Tërnava e falënderoi për gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai drejton që të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve infrastrukturore të qytetarëve të Gjilanit në përgjithësi.
Myftiu Tërnava ka thënë se si institucion, jemi përherë të gatshëm që të kemi bashkëpunim të mirëfilltë me të gjithë kryetarët e komunave pa dallim. /2LONLINE/