Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Ragmi Mustafa gjatë ditës në selinë e PDSH-së priti shefin e zyrës së OSBE-së në Bujanoc Giacomo Bosisio.
Në takim u diskutua mbi situatën aktuale politike në komunën e Preshevës, të cilën misioni i OSBE-së është duke e përcjellur vazhdimisht.
Kryetari i PDSH-së, rikthesoi se zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja zgjidhje që mund ta zhbllokojë këtë ngërç politik dhe institucional, i cili ka bllokuar të gjitha zhvillimet në komunën e Preshevës me theks të veçantë projektet që janë në dobi të të gjithë qytetarëve të komunës.
Giacomo Bosisio theksoi se OSBE mbetet e përkushtuar që në komunën e Preshevës të ketë stabilitet politik në mënyrë që të ketë zhvillime pozitive gjithnjë në dobi të qytetarëve.
BURIMI: Titulli.com