Katër aktivistët lirohen pas një viti paraburgim dhe arrest shtëpiak

Katër aktivistët lirohen pas një viti paraburgim dhe arrest shtëpiak

Katër aktivistët lirohen pas një viti paraburgim dhe arrest shtëpiak Gjykata Themelore në Prishtinë i ka liruar katër aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adea Batushën, Egzon Halitin dhe Frashër Krasniqin nga arresti shtëpiak, si dhe Atdhe Arifin nga paraburgimi.

Ne vlerësojmë se ky është një korrigjim i pjesshëm ndaj një padrejtësie e cila ka filluar një vit më parë. Që të katër aktivistët janë privuar nga liria padrejtësisht për 12 muaj. Ata, bashkë me aktivistin tashmë të ndjerë, Astrit Deharin, u arrestuan në fund të gushtit të kaluar, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

Gjatë gjithë kësaj kohe ata janë mbajtuar në arrest shtëpiak e paraburgim, si pasojë e një procesi të padrejtë, bazuar mbi shpifje dhe me synime qartësisht politike. Vendimi për ndërprerjen e paraburgimit dhe arrestit shtëpiak është një pranim i nënkuptuar nga organet e drejtësisë se ky proces ka qenë i porositur politikisht dhe kryekëput i padrejtë. Drejtësia do të vihet në vend vetëm kur të ndërpritet tërësisht ky proces, thuhet tutje në ktë komunikatë.

Sistemi i kapur i drejtësisë i arrestoi ata nën akuzat për terrorizëm. Ky sistem ka nevojë për reformim dhe për pastrim rrënjësor prej elementëve të kontrolluar nga pushtetet apo të korruptuar. Bashkë, me aktivistët Adea Batusha, Atdhe Arifi, Egzon Haliti e Frashër Krasniqi nuk do të reshtim së kërkuari edhe drejtësi për Astritin i cili humbi jetën dhunshëm në burg, gjatë kohës kur vuante një dënim të padrejtë për shkak të akuzave të sajuara të këtij pushteti shtypës, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.

KOMENTE