Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka propozuar që nga data 22 mars 2021, të ketë pushim një javor në arsimin parauniversitar dhe në fund të kësaj jave të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format më të mira të zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.
Këtë propozim Ministria e Arsimit e ka dërguar në Ministrinë e Shëndetësisë, në mënyrë që të vlerësohet gjendja epidemiologjike dhe të vendoset për format e zhvillimit të procesit mësimor në periudhën në vijim.
Por, mësimdhënësi gjilanas, Murat Mustafa shprehet kundër shkuarjes në pushim dhe kalimit të mësimit në formatin online.
Ai për portalin 2LONLINE.com, deklaroi se është kundër mësimit online, edhe pse rreziku me infektim me COVID 19 është i madh.
Edhe pse është ne gjendje jo te mire shëndetësore, ai prapë është i gatshëm të mbajë mësim fizik në shkolla se sa online.
“Por, nëse vendoset të ndërpritet mësimi, atëherë perioda e dytë të përfundon me 26 mars. Pas kësaj date mund të shkohet një jave në pushim, pastaj edhe pushimin pranveror të shfrytëzohet dhe kështu kemi dy javë pushim”, thotë Mustafa, që është mësimëdhënës në shkollën fillore “Rexhep Elmazi “ në Gjilan, transmeton 2LONLINE.com.
Ai shtoi se pas dy jave prapë duhet të fillon mësëmit fizikisht, pavarësisht rrezikut nga infektimi.
Kujtojmë se Mustafa, një njohës i çështjeve në arsimit, ishte ndër të parët që kishte kërkuar që nxënësit dhe mësimdhënësit të kthehen në objekte shkollore në fillimin e vitit të ri shkollor. /2LONLINE.com/
LEXO SHKRIMIN: Viti i ri shkollor po afrohet, si të veprohet?!