DYLON

Do të mbajë mot i ndryshueshëm

Do të mbajë mot i ndryshueshëm
Avatar photo Redaksia

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të premten parashihet të ketë vranësira të përcjella edhe me rreze dielli.

Temperaturat do të shënojnë rritje të lehta, deri sa të shtunën sërish pritet të ketë ulje të vlerave termike, pasi që dita e shtune parashihet të jetë kryesisht e vranët dhe me reshje të dobëta shiu dhe bore, ndërsa në viset e larta parashihet te ketë reshje bore të intensitetit mesatar.

EkoHigjiena

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 2-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit! /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.