“E nevojshme krijimi i urave lidhëse ndërmjet bizneseve që veprojnë në Komunën e Gjilanit dhe atyre që veprojnë suksesshëm në Gjermani”, ka thënë afaristi nga Gjermania, njëkohësisht anëtar i kryesisë së AAK-së në Gjilan, Ilmi Mustafa, i cili bashkë me kryetarin e AAK-së në Gjilan, Nazim Gagica, i bënë një vizitë kompanisë “Wolf gmbh”, e cila është pronë e Ukë Blakaj.
“Do të jemi krah qytetarëve të Gjilanit, bizneseve të atjeshme dhe krah shtetit tonë, Kosovës. Detyra ndaj Atdheut nuk mbaron asnjëherë, gjithmonë duhet të jemi në shërbim të tij dhe të ardhmes sonë të përbashkët, pavarësisht ku jetojmë e veprojmë”, ka thënë Ilmi Mustafa. /2LONLINE/