DYLON

Ngritët kallëzim penal ndaj një të dyshuari për kryerje të veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’

Ngritët kallëzim penal ndaj një të dyshuari për kryerje të veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’
Avatar photo Redaksia

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas veprimeve hetimore në teren, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’, kanë ngritur kallëzim penale në Prokuronin Themelore të Prishtinës, kundër të dyshuarit R.A., (mashkull kosovar, viti i lindjes 1981).

I dyshuari duke përdorur autoritetin zyrtar (zyrtar i lartë për monitorimin e transportit qeveritar në MPB), dyshohet se që nga viti 2020, ka shfrytëzuar parkingun e ministrisë për veturat e kompanisë private ‘…renta car’.

EkoHigjiena

Me të pranuar informatën nga një medium publik, Prokuroria Themelore Prishtinë, ka autorizuar policinë për fillimin e hetimeve ndaj këtij të dyshuari.

Gjatë punës hetimore, policia ka arritur të sigurojë dëshmi se i dyshuari në vazhdimësie ka kryer ketë vepër penale nga viti 2020. Policia ka gjetur e sekuestruar prova për kryerjen e kësaj vepre.

I dyshuari është intervistuar, është iniciuar rasti si më lart dhe me aktvendim nga prokurori kompetent rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.