Në selinë e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc ka qëndruar koordinatori i zyrës së OSB-së në Bujanoc, Giacomo Bosisio.
Ai gjatë takimit me kryetarin Junuz Musliun bisedoi për tema të ndryshme që janë në kompetencë të Këshillit Kombëtar Shqiptar, situatën politike dhe gjendjen e arsimit shqip në Luginë të Preshevës.
“Duke u fokusuar në mungesën e teksteve shkollore në gjuhën shqipe dhe shkollimin e lartë të shqiptarëve, përkatësisht edhe institucioneve që duhet të sigurojnë arsim të lartë në gjuhën shqipe. Me këtë rast, është nënvizuar në diskutim Fakulteti i Suboticës dega në Bujanoc”, thuhet në njoftimi i KKSH-së.
BURIMI: Titulli.com