Fenerbahce në fillim të sezonit e mori nga Rizespor, Vedat Muriqin, duke e fituar duelin me Galatasaray. Muriqi ka arritur te shenoje 10 herë në 15 ndeshje, duke u bërë sulmuesi më i mirë në sezonit e fundit në klubin turk.
Fenerbahçe në sezonin 2007-2008 (12 sezone më parë) kishte në sulm turkun Semih Senturk, i cili kishte shënuar 10 gola, njëjtë sa sulmuesi shqiptar, i cili e ka edhe një ndeshje në dispozicion për ta thyer rekordin e tij.
Ish-sulmuesi holandez, Pierre Van Hooijdonk shënoi 13 gola në gjysmën e parë të sezonit 2003-2004. Van Hooijdonk e përfundoi sezonin me 24 gola.
Më shumë gola se Muriqi kishte shënuar edhe Alex Da Souza. i cili e mbylli vitin 2010-2011 me 28 gola të shënuara, në pjesën e parë të sezonit kishte shënuar 12 herë.
Ai ka lënë pas në këto 12 sezone me gola emra si Daniel Guiza, Mamadou Niang, Henri Bienvenu, Moussa Sow, Van Persie dhe Roberto Soldado.
Muric, javën tjetër luan ndaj ish skuadrës së tij, Rizespor Çaykur dhe një het-trik në atë takim, do ta kalonte Alexin dhe do ta barazonte Van Hooijdonk.