DYLON

Spiderman dhe babadimri ‘arrijnë’ në Prishtinë, ngjiten në Klinikën e Pediatrisë

Spiderman dhe babadimri ‘arrijnë’ në Prishtinë, ngjiten në Klinikën e Pediatrisë
Avatar photo Elife Sherifi

Me rastin e festave të fundvitit, në Klinikës e Pediatrisë, janë kryer disa aktivitete të cilat kanë lënë të gëzuar shumë fëmijë, të cilët janë duke u trajtuar në këtë klinikë.

Fëmijëve në këtë klinikë, këtë vit i erdhi për vizitë, personazhi mjaft i dashur i filmit të animuar “Spidermani”, duke i lënë të befasuar ata.

Edhe më simbolike ishte ngjitja e “spidermanit”, përmes dritares. Kujtojmë se aktivitete të tilla nuk po kryhen për herë të parë.

EkoHigjiena

Aktivitete të ngjashme, janë realizuar edhe viteve të tjerë, me qëllim fëmijët e shtruar në Klinikën e Pediatrisë, të përjetojnë momente mjaft atraktive dhe emocionuese, duke takuar kështu personazhin e tyre të dashur.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.