Sulmuesi kosovar , Vedat Muriqi, me skuadrën e tij Çaykur Rizesporin, ka arritur të futet në formacionin më të mirë të sezonit sipas Socascore.
Ai është në krye të repartit sulmues së bashku me Diagnen e Galatasarayt dhe Rodallegën e Trabzonsporit.
17 gola dhe 8 asistime. Ky ishte bilanci i Vedat Muriqit në edicionin 2018/19 në Superligën e Turqisë dhe kaq ka mjaftuar që reprezentuesi i Kosovës të jetë në formacionin e vitit.
Ai u transferua në Rizespor në vitin 2018, derisa jo shumë gjatë pritet të qëndrojë te ky ekip duke patur parasysh ofertat e shumta që ka marrë gjatë ditëve të fundit.