DYLON

Hajdari: Gjilani po i bën përgatitjet e fundit për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit

Hajdari: Gjilani po i bën përgatitjet e fundit për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit
Avatar photo Redaksia

komuna e Gjilanit është duke i bërë të gjitha përgatitjet për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Gjilanit, të cilat nisin nga 11-deri më 15 qershor.

Këtë e konfirmuar sot drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Gjilan, Shpresa Hajdari, në konferencën për media, ku ka paraqitur punën e këtij resori nga janari e deri më tani, sikurse edhe planifikimin për tre muajt e ardhshëm.

“Në këtë fazë është duke u punuar në përgatitjet për shënimin e 20 vjetorit të çlirimit të Gjilanit, ku organizimi do të filloj nga data 11 – 15 qershor dhe përpos aktiviteteve kulturore, do të bëhet edhe shpallja e më të dalluarve të vitit, shpalljen e fituesit të çmimit “Beqir Musliu”, shfaqje teatrale dhe aktivitete të tjera”, tha ajo.

EkoHigjiena

Drejtoresha Hajdari ka potencuar punën e madhe që bëhet në biblotekën e qytetit që ka rritje të numrit të lexyesve, pastaj menaxhimin dhe punën e cila po bëhet në teatrin e qytetit.

“Për pesë muaj në bibliotekën e Gjilanit janë regjistruar rreth tre mijë lexues dhe janë lexuar afro 11 mijë libra, e që janë trende jashtzakonisht positive kur kemi parasyshë edhe shfrytëzimin e biblotekës nga ana e studentëve dhe nxënësve që zgjedhin këtë institucion për përgatitjen e tyre dhe mësimin. Edhe në Teatrin e Qytetit pas aktiviteteve të Flakës së Janarit, kemi dy shfaqje që janë pritur jashtëzakonisht mirë. Është shfaqja “Vrapo pas gruas tënde” dhe shfaqja tjetër “Erdhi Gogoja”, që Gjilanit i kanë dhënë fuqinë skenike dhe rritjen e interest të publikut”, ka thënë Hajdari.

Drejresha e DKRS theksoi se një rëndësi i ka dhënë edhe thirrjes publike për organizata joqeveritare, ku kanë aplikuar 51 organizata dhe presim publikimin e listës fituese të subvencioneve.

Në fushën e sportit dhe të rinisë, drejtoresha Hajdari ka potencuar kampionin e sivjetmë, klubin e volejbollit “Drita” në kategorinë e femrave të, sikur që ka përmendur edhe kampionin e bowlingut që është nga Gjilani dhe aktivitete të tjera shumta që realizohen në fushat ndihmëse, terrenet sportive etj.

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.