Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin e radhës me Fenerbahcen në Superligën e Turqisë.
Fenerbahce ka triumfuar në udhëtim te Denizlispor 1-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në kampionatin turk.
Në këtë takim ka shënuar edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi për epërsinë 2-0. Goli i sulmuesit shqiptar erdhi në minutën e 62-të të ndeshjes. Ky gol u asistua nga Emre Belazouglu.
Me këtë gol, Muriqi shkon në kuotën e katër golave këtë sezon në Superligën e Turqisë.