Gjilani zhvilloi turneun e XIV-të Ndërkombëtar të Karatesë “Katana Open 2019”

Gjilani zhvilloi turneun e XIV-të Ndërkombëtar të Karatesë “Katana Open 2019”

Komuna e Gjilanit, nën përkujdesjen e kryetarit Lutfi Haziri, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, së bashku me Klubin e Karatesë “Dardania – Gjilan”, organizuan turneun e XIV-të Ndërkombëtar të Karatesë “Katana Open 2019”.

Turneu u mbajtë të dielën në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishte edhe drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport, Deniza Limani e cila edhe e bëri hapjen zyrtare të këtij turneu. Ajo deklaroi se ky klub për të 14-të herë me radhë po organizon turneun tani të mirënjohur në arenën ndërkombëtare “Katana Open 2019”, në të cilën po marrin pjesë shumë klube nga Kosova.

“Ne si komunë nuk do të kursejmë asgjë për të organizuar kësi lloj turnesh ndërkombëtar të cilat turne tregojnë reputacion dhe bashkim të shumë vendeve e kulturave. Falemnderoj publikisht Maliq Maliqin, një punëtorë të madh të karatesë i cili po promovon këtë sport në arenën ndërkombëtare”, ka thene Limani.

Po ashtu, edhe drejtori i KK Dardani, Maliq Maliqi, deklaroi se “falemnderoj Komunën e Gjilanit dhe DKRS-së për mbështetjen e dhënë për ta organizuar këtë turne masovik. “Pa ndihmën e Komunës së Gjilanit e cila na ka mbështet me kryetarin e saj Lutfi Hazirin dhe nën-kryetarin Arbër Ismajli, vështirë se do t’ja kishim arritur qëllimin, por edhe njëherë po dëshmohet se qyteti i Gjilanit është qytet i sportit dhe gjithmonë është përkrahur nga Komuna dhe ne i falënderohemi për këtë përkrahje”- deklaroi drejtori Maliqi.

Organizatori për më të mirët ka ndarë shpërblime duke dhënë medalje dhe kupa.

Drejtoresha e DKRS-së Deniza Limani i ka uruar të gjithë karateistët pjesëmarrës duke ju dëshiruar suksese të mëtejme dhe kalim të barrierave për tu ekspozuar në majet më të larta të këtij sporti.

KOMENTE