Vedat Muriqi ka debutuar me gol te Fenerbahçen në Superligën e Tuqisë, në ndeshjen ndaj Gaziantep.
Muriqi shënoi një gol shumë të bukur, që ishte më i bukuri i takimit dhe për këtë kosovari u shpreh i lumtur.
Ai tha se kjo fitore ishte me rëndësi për klubin, meqë e nisën mbarë edicionin, gjithashtu edhe loja e bukur e shfaqur i gëzoi verdh e zinjtë.
Sa i përket golit të tij, Muriqi nuk e mohoi kënaqësinë, gjersa tha se në momentet e fundit kontrolloi mirë topin dhe i erdhi ajo goditje.
Muriq mbetet me shpresë se do e vazhdojë mirë kampionatin dhe tha se pret të shënoj edhe në ndeshjen e ardhshme.