• INFO+
  • NACIONALE
  • POLITIKË
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • Tjera
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N’RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
  1. Home
  2. Gjilan
  3. Dëshmori Bashkim Selishta pararojë e shtetësisë së Kosovës
Gjilan Info+

Dëshmori Bashkim Selishta pararojë e shtetësisë së Kosovës

by Redaksia 2LONLINE 20 Gusht, 2019 3 min read
 Dëshmori Bashkim Selishta pararojë e shtetësisë së Kosovës

Sado që ikën vitet dhe nganjëherë duket se po harrohen të bëmat e djalëri shqiptare megjithatë ata i ruan vetë historia dhe lufta e shenjët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga: Izmi ZEKA

Një djalë i ri i cili iu bashkua radhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën Operative të Karadakut dhe zonat tjera, kur Kosova kishte më së shumti nevojë, kur Kosova ballafaqohej me ekzistimin e saj këtyre radhëve iu bashkua, Bashkim Selishta.

I rritur me baladat e heronjve dhe me trimërinë e Haki Efendisë e Mulla Idrizit, i frymëzuar nga jeta e Çerçiz Topullit e Hasan Prishtinës tani Dëshmori Bashkim Selishta përmbylli kaptinën e njohur në histori që pa atdhe të lirë nuk ka shpirt të lirë.

Sot kur po mbushen 20 vjet nga rënia e tij portreti i dëshmorit sa vjen e rritet dhe figura e tij merr dimension të veçantë në historinë më të re të Kosovës.

Sado që ikin vitet dëshmorët janë pika nga ku duhet të nisemi dhe të reflektojmë për gjeneratat që vijnë.

Bashkim ra ashtu si bien burrat, trimat vetëm për një qëllim që ishte edhe qëllim universal për një jetë të barabartë me gjithë popujt e botës.

Lufta e Bashkimit ishte njerëzore sepse ai mbrojti idenë e shtetit të lirë pa e dëmtuar askënd që shkruar shtruar i kapërcen vijat kufitare dhe gjeografike të një shteti.

Të luftosh për jetë njerëzore është e barabartë me ruajtjen e qenies shpirtërore dhe zhvillimit të saj.

Dëshmori i tanishëm i një shteti të ri paraqet mitin urban të Kosovës së lirë.

Nëse ne të gjallët kemi harruar nga jeta e tij, gjaku i derdhur do të mbetet në faqet e historisë kombëtare.

Kthesa e madhe historike u arrit me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës andaj edhe lufta e saj dhe dëshmorët janë pikë referente ku Serbia mblodhi plaçkat njëherë e përgjithmonë.

Ai ra më 2 korrik 1999 në nja pabesi nga forcat serbe në ikje.

Sot dëshmori i bënë hije shtetit tonë dhe është pararojë e shtetësisë dhe zhvillimit të saj.

 

Tags: Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Gjykatë/Prokurori

Kryetari i Gjykatës në Gjilan pret në takim drejtuesit e Stacionit Policor

26 Maj, 2022
Gjilan

Kuvendi i Gjilanit anulon vendimin për PZHK 2021-2029 

26 Maj, 2022
Promo

Trajnim dhe praktikë falas për NETWORK ADMINISTRATOR – Aplikoni

26 Maj, 2022
Gjilan

Kryetari Hyseni nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Infrastrukturës për bashkëfinancim të

26 Maj, 2022
Lajme të ngjashme

Kurti: Trupat e ushtrisë tonë po tregojnë përkushtim dhe profesionalizëm

25 Maj, 2021

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, propaganda serbe dhe aktakuzat kundër UÇK-së

16 Nëntor, 2020

AAK: Qeveria të ndërprejë menjëherë të gjitha aktiviteteve që lidhen me procesin e dialogut me Serbinë

5 Nëntor, 2020

PDK e Gjilanit fton për unitet e unifikim të qëndrimeve!

29 Qershor, 2020

Aktivitete në kuadër të manifestimit tradicional “Epopeja e UÇK-së”

5 Mars, 2020
vlerave të luftës

Krasniqi: Mosdënimi i gjenocidit të Serbisë, përgjegjësi e politikës së vendeve euroatlantike

9 Dhjetor, 2019

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
  • Info+
  • Nacionale
  • Politikë
  • Policia
  • Op/Ed
  • Sport
  • Art/Kult
  • Shneta
  • Lugina
  • Gjykatë
  • N'rrjet
  • Rrotull
  • 2LTV
  • Njoftime/Shpallje
  • Promo
  • Magazina

Ky portal mirëmbahet nga N.SH 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2022. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com